Friday, December 6, 2013

Hulumtimi Vetive Mikrobiologjike Në Funksion Të Cilësisë Së Ujit

Uji është një lëndë e parë që konsiderohet më e rëndësishmja në shumë industri ushqimore. Kujdesi për ujë të duhur është shumë i madh, kërkon burime të konsiderueshme si dhe ekspertizë në mbushje në forma të ndryshme të paketimit. Uji që ka pastërti të njëjtë si në burim dhe nuk përmban asnjë ndotës sporogjen, përdoret për prodhimtari pas trajtimit nëpër filtra. Uji i burimit i cili përdoret për prodhim nuk duhet të përmbajë:
v  Parazitë dhe format e tyre të zhvillimit të mikroorganizmave patogjen
v  Llojet e baktereve Escherichia Coli dhe bakteret e tjera Coliforme dhe Enterococe,
v  Baktere specie Pseudomonas Aeruginosa (në 250 ml mostër), 
v  Bacilet sulfite-anaerobe sporogjene (në mostër 50 ml)
v  Fortësia e ujit (d°H): 10,5
v  Përçueshmëria: 314 μS/cm, Ca2+ 62 mg/L, Mg2+ 6,3 mg/L
v  Dyoksidi i klorit (mg/l): < 0,1

ANALIZAT LABORATORIKE MIKROBIOLOGJIKE

 Analizat mikrobiologjike të ujit i cili prodhohet në Sh.A.”Uji Pejes” kryhen në të gjitha fazat e procesit të prodhimit deri te procesi i mbushjes. Sa i përket identifikimit të florës bakteriale dhe të kërpudhave të cilat mund të na shkaktojnë probleme, ne i analizojmë të gjitha mostrat e marra duke filluar nga pastërtia e gypave, rezervarëve, ujit të shpëlarjes së rezervarëve, vijës së mbushjes, pastërtisë së shisheve dhe shisheve të mbushura ujë. Të gjitha mostrat e marra analizohen në laborator, pastaj filtrohen dhe inkubohen në bazë ushqyese e që më pas vendosen në termorregullator aerob ku qëndrojnë 4 ditë në temperaturë 37 0C gradë celzius në bazën ushqyese.

QËLLIMI I KËTIJ PUNIMI

Qellimi është të identifikohen mikroorganizmat dhe numri i tyre i pranishëm në ujë me qellim që të ndikojm në kualitetin dhe përmbushjen e standardeve per konsum. Uji pijës zakonisht trajtohet me klor që të bëhet dezinfektimit tijë, mirpo munges të tijë mund të ndikoj në paraqitjen e mikroorganizmave të cilat mund të ndikojnë ne vetit mikrobiologjike te ujitë. Për secilen bakterie është I kufizuar numri I kolonive lejuar të jenë të pranishem sipas standardeve ISO; psh ISO 9308-1paraqet numrin total të Koliformeve dhe të Esheria Kolit, ISO 7899-2 Enterokoke, Klostridium Perfringens ED/93/83/EC, Pseudomonas Areginosa ISO 12780. Pas periods së inkubimit vazhdojm me identifikimin e mikroorganizmave dhe numrimin e tyre. Me fjalen numrimi I kolonive nenkuptojm numrimin e mikroorganizmave me morfologji të njejtë, me pas bëhet inokulimi i te gjitha bakterieve të dyshimta për analiz të mëtutjeshme.

NË VAZHDIM PARAQITEN PAISJET E NËVOJSHME PËR ANALIZ MIKROBIOLOGJIKE


Sterilizatori
Sterilizimi është një term qe i referohet çdo procesi që eliminon (largon) të gjitha format e jetës mikrobike, duke përfshirë agjentë të transmetueshëm (të tilla si kërpudhat, bakteret, viruset, format Spore, etj) të pranishëm në një sipërfaqe, të përfshira në një lëng, në medikamente, ose në një kompleks të till si media kulturës biologjike. Sterilizimi mund të arrihet duke zbatuar kombinimet e duhura të ngrohjes, kimike, rrezatim, presion të lartë, dhe filtrimit. Metoda e cila përdoret me gjerësisht për sterilizimin me ngrohje është autoklavi, e quajtur nganjëherë edhe si konvertor. Autoklavet zakonisht përdorin avull të nxehtë nga 121-134 ° C (250-273 ° F). Për të arritur sterilitetin, koha të mbajtjes në ketë temperatur 121 ° C (250 ° F) paktën 15 minuta ose për 3 minuta është e nevojshme në 134 ° C (273 ° F). Kohë shtesë sterilizues zakonisht është e nevojshme për lëngje dhe instrumente të paketuara me shtresa të leckës, sepse ato mund të zgjasin më shumë për të arritur temperaturën e duhur. Pas sterilizimit, lëngjet vendosen në një autoklav nën presion, se duhet të ftohen ngadalë për të shmangur presionin e liruar.Trajtim i në mënyr të duhur me autoklav do inaktivoj gjitha llojet e kërpudhave, baktereve, viruseve dhe sporet bakteriale, të cilat mund të jenë mjaft rezistent. Kjo jo domosdoshmërisht do të eliminojë të gjitha bakteriet infektuese. Për eliminimin e bakterieve patogjene, rekomandohen temperatura te ndryshme 121-132 ° C (250-270 ° F) per 60 minuta ose 134 ° C (273 ° F) për të paktën 18 minuta. Për tu siguruar qe procesi e autoklavimit e ka kryer sterilizimin, autoklavet kanë matse dhe skema që regjistrohen ne ekran me informatat përkatëse të tilla si temperatura dhe presioni si një funksion të kohës.

Banjo Ujore

Banjot e ujit janë përdorur në laboratorët klinike industriale, objekte kërkimore akademike, laboratoret e mjedisit, si dhe ne teknologji ushqimore dhe analiz të ujërave të zeza. Pasi qe uji mban nxehtesin mirë, banjot me ujë përdoren si mjetet e para të inkubacion. Aplikime përfshijnë shpërbërjen e mostrës, ekzaminimet bakteriologjike, reagents ngrohjes, përcaktimet coliform dhe testet mikrobiologjike. Kur përdorni banjo ujore, pastrimin e rregullt ne laborator praktikisht është mjeti i vetëm për të i kontrolluar bakteret dhe majat ne punë laboratorike. Banjo ujore qëndron e ndezur gjatë gjithë kohës kurrë nuk avullohet dhe gjithmonë qëndron mjedisi mbushur kimik e cila reziston nga ndotja mikrobike.

Autoklavi

Autoklavi është një pajisje e përdorur për të sterilizuar pajisjet dhe materialet e ndryshme duke nënshtruar ato në presion të lartë dhe avull te ngopur në 121 ° C për rreth 15-20 minuta në varësi të sasis së ngarkesës dhe përmbajtjes Autoklavet janë përdorur gjerësisht në mikrobiologji, mjekësi, mykologji, stomatologji. Ata ndryshojnë në madhësinë dhe funksionin varësisht nga mediumi për sterilizim. Ngarkesa tipike përfshijnë pajisje qelqi te laboratorit, instrumente kirurgjike. Është shumë me rëndësi që të largohet i gjithë ajri bllokuar nga autoklavi para aktivizimit, sepse ajri i nxehtë është një medium shumë të dobët për arritjen e sterilitetit. Avulli në 134 ° C mund të arrijë në tre minuta e sterilitetin e njëjt si ajri të nxehetë në 160 °C per dy orë. Metodat e arritjes largimit e ajrit përfshijnë: zhvendosja në rënie (ose lloji me gravitetit): avulli hyn në dhomë, dhe  mbush zonat e sipërme fillimisht pasi është më pak i dendur se ajri. Kjo me kompreson e dergon ajrin në fund, duke e detyruar atë te kaloi nëpërmjet pajisjes. Vetëm kur evakuimi i plote i ajrit është bërë ndalet shkarkimi. Rrjedha kontrollohet zakonisht nga një valvula solenoid. Pompa me vakum: një pompë me vakum thith ajërin ose përzierjen ajër me avull.

Inkubatori
Në biologji, inkubatori është një pajisje që përdoret për të rritë dhe për të ruajtur e kulturat mikrobiologjike apo kulturat qelizore. Inkubatori mban temperaturën optimale, lagështinë dhe kushtet e tjera të tilla si oksigjenin ose dioksidin e karbonit (CO2) brenda. Inkubatorët janë thelbësore për shumë punë eksperimentale në biologji qelizore, mikrobiologji dhe biologjinë molekulare. Përdoren për dy lloje te kulturave bakteriale dhe qelizat eukariotike. Ma tepër për inkubatorin do te flitet ne seksionet pasuese.


Paisjet tjera te nevojshme pere analiz mikrobiolgjike janë:
  1. Vakum Pompa
  2. Filter me material jo koroduesë me mbajtese me balonin per thithje
  3. Nje ventil nje drejtimesh me membran hidrofobike per mbrojtjen e vakum pompes
  4. Nje gjiper dozuese
  5. Filtrat per filtrimin e ujit te dozuar
  6. Flaka e Benzenit, Pincetat
  7. Sasia e nevojshme e enëve me lëndë ushqyese në jastek, steril te mbeshtjellur ne alumin e cila përmban silikagell si adsorbent.
  8. Sasia e caktuar e filtrave membranor (sterile), 4-5 mikrona.
TTC Agari përdoret për izolimin e koliformeve dhe Esheria Kolit në temperatur 36oC±2 në kohë zgjatje prej 21 ±3 orëve 
Agari Elbit përdoretë për izolimin enterokokeve 36oC±2 në kohë zgjatje prej 44 ±4 orëve
Agari selektiv përdoretë për izolimin Pseudomonas auruginoza 36oC±2 në kohë zgjatje prej 44 ±4 orëve
mCP agari për izolimin Klostridium perfinigens në kushte anaerobe duke e vëndosur në tegull.



http://tinyurl.com/InxhinieriUshqimore




No comments:

Post a Comment