Friday, December 1, 2017

Metoda Aerobike e Trajtimit të Ujrave të Shkarkuar Në Fabrika të Përpunimit të Qumështit

Projekti për trajtimin të ujrave të shkarkuar në industrinë e përpunimit të qumështit, me metoden aerobe. 


 Aplikimi i këtij materiali mund të perdoret edhe si udhërefyes për manipulimin e impiantit në fjalë, duke u nisur nga operimi i panelit gjeri te analizat kimike te cilat duhen te kryhen rregullisht për përcaktimin e sasisë se largimit te llumit dhe te percaktimi i pastertis se efluentit.
Mëvaresisht se ku derdhen ujrat e shkarkuar përcaktohet edhe sasia e COD (kërkesa oksigjenit kimik) dhe BOD-s (kërkesa oksigjenit biologjike- sasia e oksigjenit te harxhuar në mënyr biologjikesipas standardeve të percaktuara me ligj, kjo mënyr e trajtimit është bërë që ti përshtatet standardeve të efluentit për në lum apo liqe te cilat i kan vlerat ma të larta të pastertis se për efluentin i cili derdhet në kanalizim. Në fillim të ndërtimit të impiantit për trajtimit të ujrave të shkarkuar, kryhet plani fizibilitetit të ujrave të shkarkuar. Këtu përcaktohen të gjithë parametrat e kërkuar me ligjë të cilat duhen të trajtohen para se derdhen në lumë, liqe apo kanalizim. Parmetrat e nevojshëm të cilat duhen të përcaktohen në fillim të ndertimit të planit të fizibilitetit janë: sasia e fluideve te përdorur për një ndrim, sasia totale e ujit të shkarkuar së bashku me kimikatet, hirrën dhe shëllirën gjerë ne Impiantin për trajtim. Dhe pjesa kimike ku përfshihen këto parametra COD (Chemical Oxygen Demand); BOD (Biological Oxygen Demand); Sasia totale e materies se thatë se ndarë (Total Suspended Solids); Përmbajtja e Azotit (Nitrogen content); Përmbajtja e Fosforit (Phosphorous content); Sasia totale e karbonit organik (Total Organic Carbon); sasia totale e nitriteve (Total Nitrites NO3); sasia totale e sulfateve (Total sulfats -SO4); të gjitha këto parametra nxeren në mg/l dhe ne fund përcaktohet pH-ja ujrave të shkarkuar para së të fillohet me ndertimin e impiantit për trajtim.
Po fillojmë në mënyr kronologjike të përshkruajm të gjitha parametrat e përshkruar më lartë dhe standardet e lejuar për lumenj, sipas Standardeve Europiane:
  1. COD (Chemical Oxygen Demand)/ (Kërkesa e oksigjenit kimik)

Në kimikën mjedisore, kërkesa e oksigjenit kimik (COD) është një masë indikative e sasisë së oksigjenit që konsumohet gjatë një reakcioni kimik. Shpesh shprehet në masë ose oksigjen të konsumuar mbi vëllim ose si miligram për litër (mg / L). Përcaktimi i COD-së është i randësishem sepse tregon efektin e materialit oksidues të lëshuar në lumë apo liqe, dhe ndikimin e tyre në ambient.
Shpenzimi Kimik i oksigjenit tek efluenti i lejuar në 20 ⁰C sipas stadardeve Europiane është 
 125 mg/ l O₂ (përcaktimi mund të behët me spektrofotometer ose mostra homogjenizuar pafiltruar dhe dekantuar oksidohet me dikromat Kaliumi në digjestor për 2 orë).

      2. BOD (Biological Oxygen Demand)/ BOD (Kërkesa Biologjike e Oksigjenit)
Kërkesa e oksigjenit biokimik (BOD, i quajtur edhe kërkesa biologjike e oksigjenit) është sasia e oksigjenit të tretur që kërkohet nga organizmat biologjikë aerobikë në një periudhë specifike kohore. Vlera BOD shprehet më së shpeshti në milligram ose oksigjen të konsumuar për litër ose te një mostëre gjatë 5 ditëve te inkubimit në 20 ° C dhe shpesh përdoret si shkallë e ndotjes organike të ujit. BOD mund të përdoret si një matës i efektivitetit të impianteve të trajtimit të ujërave të zeza. 
Shpenzimi Biologjik i oksigjenit tek efluenti pa nitrifikim i lejuar në 20 ⁰C sipas stadardeve Europiane është 25 mg/ l O₂ (Percaktimi oksigjenit tretur para dhe pas 5 ditë inkubimi në 20 ⁰C në ersirë).

     3.   Total Suspended Solids TSS/( Largimi total i materive të ngurta)
Materia e totale thatë e larguar (TSS) është pesha e grimcave te ngurta te bllokuara ne një filtër. Ky është një parametër i cilësisë së ujit që përdoret për të vlerësuar cilësinë e ujërave të zeza pas trajtimit në një impiant për trajtimin e ujërave të ndotura. TSS i një mostre të ujit ose ujërave të zeza përcaktohet duke derdhur një vëllim të ujit (zakonisht një litër, më pak nëse densiteti i grimcave është i lartë ose më shumë kur densiteti i grimcave ësht më i vogel pra deri në tre litra ujë), kjo moster e ujit kalon përmes një filtri të para-peshuar. pastaj peshohet përsëri pas kalimit te mostres nëpër filter dhe pas procesit të tharjes ku largohet i gjithë uji nga filtëri. Fitimi në peshë i filtrit është i pranishëm në mostrën e ujit të shprehur në njësi nga volumi i ujit të filtruar (zakonisht milligram për litër mg / l).
Largimi total i materive të ngurta tek efluenti sipas stadardeve Europiane është; 60 mg / l (Filtrimi i një mostre prezantuese përmes nje membrane filtri 0.45 μ, tharje në 105 ⁰C dhe peshim)

     4. Nitrogen content / Përmbajtja e Azotit (Sasia e Azotit të tretur në ujrat e shkarkuar)
Azoti është një nga lëndët ushqyese më të rëndësishme në sistemin e kulturave tokësore dhe si i tillë lidhet zakonisht me problemet e cilësisë së ujit. Totali i Azotit përfshin të dy format organike dhe inorganike. Përmbajtja e azotit është një parametër që duhet të merret parasysh në lidhje me mbrojtjen e ujërave nga nitratet nga burimet e tyre. 
Përmbajtja e azotit tek efluenti sipas stadardeve Europiane është; 15 mg/ l (metoda e percaktimit me Spektrofotometri). 

    5. Arsyeja e përcaktimit të pH-s është qe të llogarisim sasinë e hemikaljeve të nevojshme që duhet të shtojm qe të vijë deri tek pH-ja neutrale e efluentit, me qëllim që të mos e dëmtojm floren me ujra të shkarkuar me veti acidike ose bazike.   




Në vazhdim paraqitet menyra e trajtimit të ujrave të shkarkuar me metoden aerobike prej pranimit të ujrave të zeza gjerë tek dalja e efluentit. Hyrja e ujit për trajtimi bëhet në tankun të ashtëquajtur; (tank për ndaljen e zallit dhe yndyrës). Nga ky tank uji shkon në tanku e ardhëshem me anë të gypit T qka e mundëson bllokimin e zallit në tank dhe të yndyres.




Bazeni për shtyerjen e ujit të shkarkuar,  ne këte bazen gjindet pompa e cila e shtyn ujin e shkarkuar në tankun për homogjenizim, pra ky tank është vetëm për ta percjell në tankun në vazhdim. 
                                                     
                                                    Tanku Ekuilizues- Homogjenizues


Në tankun ekulizues ndodh procesi i homogjenizimit të fluideve të shkarkuar, dhe njëkohësisht bëhët edhe ajrosja e saj nëpermjet pompës e cila e thith ajrin dhe e lëshon në fluid. Pompa punon mvarësisht prej rrjedhes dhe punës së paisjes për dekantim (flotacionit), tërsisht i ka prej 15 deri 18 ore pune. Si më posht është paraqit pamja e tankut ekuilizues në panelin punues të impiantit:


Pra pompa i shtyn ujrat e shkarkuar te cilat homgjenizohen dhe oksigjenohen njekosisht per ne flotacion, ku bëhet dekantimimi i masës. Si me posht është paraqit dekantuesi ku i shtohet Baza dhe Ferikloridi per dekantimin e mases: 


Aparatura për dekantim (Flotacioni) 

Aparatura për dekantim ose per trajtimin Kimik dhe injektimin e ajrit ne ujrat e shkarkuar, ketu në këtë pajisje bëhët injektimi i FeCl3 dhe NaOH. Qellimi e FeCl3 është që të mundësohet koagulimi i materies së thatë (dekantimi) e cila shendrohet në llum, e cila me pas largohet nga paisje me anë të kreherit i cili gjindet ne pjesen e siperme te pajisjes dekantuese (flotacionit), gjithashtu ne fund te pajisjes fundron llumi i cili largohet me anë të pompes në menyr automatike.  Flotacioni punon ne kohen kur i plotesohen kushtet e tankut homogjenizues, pra kur niveli arrin minimumin 1.8 m dhe ose përfundon kur niveli arin maksimumin 4.6 m. Gjate gjith kesaj kohe flotacioni është në funksion.




 Përcaktimi i sasisë së Ferikloridit në flotacion bëhet si në vijim:

Me analiza analitike: Në enën prej 1 litër ujë të shkarkuar vëndosim NaOH gjërsa e kemi aritur Ph-në 6.7- 8.8 (përfersisht 5 ml Hidroksid natriumi), e titrojm me feriklorid deri sa filloj fundrimi apo dekantimi. Neve na është paraqitur llumi si në foto me 5 ml feriklorid.
 









Atëher kalkulimi kryhet si në vijim;

5 ml FeCl3 / 1000 ml uji i zhgarkuar= 5000 ml feriklorid në 1 m3

Gjatë dites derdhet 6 m3 hirrë x 5 (litra / per 1 m3) = 30 l / 24 ore pune 

30 litra : 50 m3 / dite= 0.6 l/ m3  Rrjedha eshte 5 m3 në orë
24 litra / h  X 10 % = 2.4 l / h2.4 l/h : 5 m3/ h = 0.48 litra/ m3 Feriklorid 
Këtu bëhet matja e temperaturës dhe pH-së, duke mar parasy që në të gjindet Bakteria. 

                                       Reaktori sekuencial (vazhdues) paresor




                                           Matësi i Ph-së dhe temperaturës i instaluar në SBR tank



Bakteria punon derisa i ofron kushtet per zhvillim, faktoret kryesor per zhvillimin e saj jan pH-ja dhe temperatura. Në rast se mungon oksigjenimi vjen deri te zhdukja e bakterieve, me qe rast vjen deri te kudërmimi në përmasa të mdhaja. Ky tank punon me sekuenca, tersisht i ka 21 orë pune. Nga ky tank uji trajtur pompohet ne lum, gjersa llumi i mbledhur derdhet në mënyr manuale në tankun e llumit. Nga ky tank manualisht e largoim llumin per ne tankun e llumit, ateher kur materia e that ne SBR tank eshte ma madhe se 5 gr/l.                                                                      
Koha zbrazjes se tankut SBR eshte:
1:00 & 9:00 & 17:00 koha zbrazjes, ne lume.
Prej ores 2:00 deri 8:00, prej ores 10:00 deri 16:00 dhe 18:00 deri 24:00 punon ajrimi dhe perzierja. Llumi I tepërt pompohet me pompat e parashikuara për bartjen llumit në tankun e llumit për digjestimin ose tretjen e materies së that për tu stabilizuar.






Përcaktimi i sasisë së tepërt të llumit bëhet si në vijim (shembull):

Vellimi i pellgut te aktivizuar (SBR) është përafërsisht 126 m³, 
Vlera materies se that e dëshiruar: 5,5 g / l = 5,5 kg / m³
Vlera materies se that aktuale eshte : 6,5 g / l = 6,5 kg / m³
Vlera llumit tepricë (fundruar): 1,0 g / l = 1,0 kg / m³ 
MT = substancë të thatë
Shuma llumit për tu hequr:(6,5 kg / m³ - 5,5 kg / m³) * 126 m³ = 126 kg 
MT Vëllimi llumit për tu hequr: 126 kg MT / 10 kg MT / m³ = 1,26 m³
Pra, është e nevojshme për të hequr 1,26 m³, vëllimit të llumit nga reaktori biologjik.
Përcaktimi i kohës e operimit pompës zbatohet si më poshtë:
Teprica vëllimit llumit: 1,26 m³
Kapaciteti i pompës tepricë llumit: 1.26 m³ / h
Koha e e nevojshme per operimin e pompës:1,26 m³/ 3m³/h = përafërsisht 0,42 h  25 min
Koha e punes se pompes per bartjen e llumit nga SBR tan per ne tankun e llumit behet per gjdo dyten dite edhe ate 20 minuta. Kjo vlerë është e përafert duke mar parasysh qe koha e bartjes se llumit nga tanku SBR per ne tankun llumit percaktohet ne baze te materies se that ne ujin e zhagrkur ne SBR tank. Llumi largohet nga tanku SBR ne te njejten koh kur behet edhe zbrazja tankut ne lum. 

Sasia e zbrazje se SBR tankut ne lume per nje ndrim paraqitet si me poshte:
Sasia minimale e zbrazjes deri 3.20 m
Sasia maksimale e mbushjes   4.70 m4.70 m – 3.20 = 1.50 m zbrazje1.50 m X 28 m3 = 42 m3 sassia e zbrazjes se tankut ne lum pergjat nje ndrimi.    

 Tanku për mbledhjen e llumit

Shihet ne panel sasia e llumit te mbledhur e cila largohet kur te mbrin nivelin per largim, pra largohet me cisterna. Kohë pas kohe me pompë të ujit largohet nga pjesa e siperme nje sasi e ujit para se te largohet llumi, pasi qe paraqitet ne pjesen e siperme uji i kulluar.


Tanku për mbledhjen e llumit

Ky tank tham edhe më parë, se mbushet manualisht sipas nevojes duke e përcaktuar në bazë te analizave, dhe me pas zbrazet kur e arin nivelin maksimal te tijë të lejuar.  

Koha marjese së mostrave për testim dhe sygjerime

Marja e mostres per percaktimin e COD-se , BOD – se dhe TSS per te percaktuar nivelin e pastertis se ujit tezhgarkuar behet nga gypi dales prej ores 9:00- 9:15 ose 15:15 kur edhe behet zhgarkimi i ujit te trajtuar.Marja e mostres per kontrollimin e nivelit te papastertis se ujit te cilit duhet te trajtohet behet ne DAF (flotacioni) prejn ores 10:30.Marja e mostre per percaktuatr nivelin e llumit ne SBR tank (tanku ku behet trajtimi I ujit ne menyr biologjike) behet ne oren 7:00 ose 15:00, ateher pra kur llumi eshte ne levizje. Marja e mostres behet me kof, nese niveli I llumit eshte ma I madh se 5 gr per liter ateher llumi largohet ne menyr manuele ne ate menyr qe shkojm ne panel dhe klikojm kete procedur:
a) Shkojm ne ikonen e tankut SBR                        b) Japim paswordin User/ ?                        
c) Klikojm ne pompen per bartjen e llumit ON, per aq koh sa eshte percatuar ne baz te materies se that te mostres se marru te tanku SBR gjate perzierjes. Tanku I sodes koastike nuk duhet te precipitoj per arsye se e bllokon pompen, duke mar parasysh qe soda me perqindje 80 %-90% precipiton ne 30 grad celzius, gjersa ne e kemi me perqindje 40 % ai do te duhej te precipitoi ne 10 grad celzius andaj ena per rruajtjen e sodes nuk do te duhet te jet ne temperature me te ulet se 12 0C grad celzius.pH-t te cilat jan percaktu per aktivizimin e dozimit te acidit dhe bazes jan pH=6.5 dhe pH=8.3 ne tankun SBR.Pompat dozuese percaktohen nes sasi vetem kur jan te ndezura, ne tankat e kemikaljeve.Servisimi pompave, perzierseve dhe fryrseve behet gjdo 4 mije ore ose nje here ne vit, kur edhe ju behet ndrimi i vajit te pompes.  Ne rast se kemi kapacitetin eshtuar te prodhimit me qe rast rittet edhe sassia e ujit te zhgarkuar, ateher e rrisim sasin e derdhur ne lum prej SBR tanku ne kete menyr:Shkojm ne ikonen SBRKlikojm limitet valueTek Close SBR01 V01 nga 3.5 m shkruaj 2.8 m e cila vlerë eshte edhe minimale. Nese deshirojm me ulë COD-in dhe BOD-in atëher duhet të ulim sasin e ujit te trajtuar nga SBR reaktori, menyra e uljes se shkarkimit bëhet në këtë menyr: 
Shkojm ne ikonen SBR; Klikojm limitet valueTek Release SBR01 V01 nga 3.5 m shkruaj 3.8 5 m.
Për degradim më të mirë organic pH duhet të jet neutral dhe sillet prej 7.5 deri 7.8. Andaj sasia e dozimit te kemikaljeve rregullohet në atë menyr qe hapja dhe mbyllja e tyre të sillet reth vlerës së pH= 7.5 deri pH=8.00. 
Dozimi I Sodes Kao stike pregramohet ne kete menyr:Mbylle DOS02 V01 from 6,70 to 7,50
Hape; DOS02 V01 from 6,5 to 7,00
Per largimin ma të mir të llumit nga pajisja për flotacion bëhen këto ndryshime ne program:
Pastrimi ipjeses se poshtme te DAF:
T OFF nga 1200 sec to 1000 sec T ON nga 2 sec to 5 sec
Në këte mënyr kemi largim ma të mir të llumit nga pajisja për flotacion.
Pastrimi i DAF-it behet koh pas kohe ajo mund te pastrohet ne ate menyr qe e zbrazim manualisht ne kete menyr:
FRC- ControlTek PURGE EVYV07-50A
Klikojm manula
Dhe me pas me gomë (zorë) e pastrojm dafin persiper
Ne fund klikojm prap Automatik
Nese deshirojm qe kreheri ne DAF të punoj vazhdimisht veprojm kësi soji:
Tek FRC- CONTROLSCRPERM01- 50A
Klikojm Manual
Me pas kthehet prap ne Automatik mode\
Marja e mostres per percaktimin e COD-se , BOD – se dhe TSS per te percaktuar nivelin e pastertis se ujit te shkarkuar behet nga gypi dales prej ores 9:00- 9:15 ose 15:15 kur edhe behet shkarkimi i ujit te trajtuar.
Marja e mostres per kontrollimin e nivelit te papastertis se ujit te cilit duhet te trajtohet behet ne DAF (flotacioni) prejn ores 10:30. Marja e mostre per percaktuatr nivelin e llumit ne SBR tank (tanku ku behet trajtimi I ujit ne menyr biologjike) behet ne oren 7:00 ose 15:00, ateher pra kur llumi eshte ne levizje. Marja e mostres behet me kof, nese niveli I llumit eshte ma I madh se 5 gr per liter ateher llumi largohet ne menyr manuele ne ate menyr qe shkojm ne panel dhe klikojm kete procedur:a) Shkojm ne ikonen e tankut SBR      
b) Japim paswordin User/ ?                        c) Klikojm ne pompen per bartjen e llumit ON, 
për aq koh sa është percatuar në bazë të materies se that te mostres se marru te tanku SBR gjate perzierjes. Tanku i sodës koastike nuk duhet te precipitoj per arsye se e bllokon pompen, duke mar parasysh qe soda me perqindje 80 %-90% precipiton ne 30 grad celzius, gjersa ne e kemi me perqindje 40 % ai do te duhej te precipitoi ne 10 grad celzius andaj ena per rruajtjen e sodes nuk do te duhet te jet ne temperature me te ulet se 12 0C grad celzius.pH-t te cilat jan percaktu per aktivizimin e dozimit te acidit dhe bazes jan pH=6.5 dhe pH=8.3 ne tankun SBR.Pompat dozuese percaktohen nes sasi vetem kur jan te ndezura, ne tankat e kemikaljeve.Servisimi pompave, perzierseve dhe fryrseve behet gjdo 4 mije ore ose nje here ne vit, kur edhe ju behet ndrimi i vajit te pompes.  Ne rast se kemi kapacitetin eshtuar te prodhimit me qe rast rittet edhe sassia e ujit te zhgarkuar, ateher e rrisim sasin e derdhur ne lum prej SBR tanku ne kete menyr:Shkojm ne ikonen SBRKlikojm limitet valueTek Close SBR01 V01 nga 3.5 m shkruaj 2.8 m e cila vlerë eshte edhe minimale. Nese deshirojm me ule COD dhe BOD ateher duhet te ulim sasin e ujit te trajtuar nga SBR reaktori, menyra e uljes se shkarkimit behet ne kete menyr: Shkojm ne ikonen SBR Klikojm limitet value tek Release SBR01 V01 nga 3.5 m shkruaj 3.8 5 m.Per degradim me te mire organic pH duhet te jet neutral dhe sillet prej 7.5 deri 7.8. Andaj sasia e dozimit te kemikaljeve rregullohet ne ate menyr qe hapja dhe mbyllja e tyre te sillet reth vleres se pH= 7.5 deri pH=8.00. Dozimi I Sodes Kao stike pregramohet ne kete menyr:Mbylle DOS02 V01 from 6,70 to 7,50 Hape DOS02 V01 from 6,5 to 7,00Per largimin ma te mir te llumit nga paisja per flotacion behen keto ndryshime ne program:Pastrimi ipjeses se poshtme te DAF:T OFF nga 1200 sec to 1000 sec T ON nga 2 sec to 5 sec Ne kete menyr kemi largim ma te mir te llumit nga pasije per flotacion.Pastrimi i DAF-it behet koh pas kohe ajo mund te pastrohet ne ate menyr q      e e zbrazim manualisht ne kete menyr:FRC- ControlTek PURGE EVYV07-50AKlikojm manulaDhe me pas me gom (zor) e pastrojm dafin persiperNe fund klikojm prap AutomatikNese deshirojm qe kreheri ne DAF te punoj vazhdimisht veprojm kesi soji:Tek FRC- CONTROLSCRPERM01- 50AKlikojm Manual me pas kthehet prap ne Automatik mode.

Analizat kimike te cilat duhen të bëhën në impiantin për trajtimin e ujrave të shkarkuar

Sasia e substancës së materies thatë të tregon për sasinë e mikroorganizmave përbrenda llumit aktiv. Përcaktimi bëhet me qëllim që të dihet koha e nevojshme për largimin e llumit të mbledhur në tepricë. Për përcaktimin e materies së thatë janë të nevojshme këto paisjet laboratoerike:
§         Ena Normale
§         Pipet Volumetrike 50 ml
§          Filter I rrumbullakët I letres
§         Vakum pomp
§          Piskatore
§          Fura tharëse
§          Vaga Analitike



Ekzekutimi i matjesë TSS (Sasia totale e materies se suspenduar)

Thahet filtri rrumbullakët i letres brenda mikrovalës në 700 W 22.1 0C për 1 minutë përafersisht. Më pas shkallëzo filtrin e letëres me 0,001 dhe shkruani peshën në tare. Vendoseni filtrin e tharë në gyp filtër dhe njomet me ujë të destiluar. Nëse ju paraqitet një vlerë e materies së thatë e subsances se llumit aktivizuar dhe te homogjenizuarnë mesë 3 dhe 8 g / i filtratit 50 ml. Më pas largo filterin me pinceta me kujdes dhe vëndose në tharse. Filteri thahet përafersisht për 16 minuta në 700 w 22.1 0C.

Shkallzo filterin e tharë me llum ekzakt me 0.001 gr.Përcaktimi I substancës së materies së tharë:
DS = mTmF * k
      Vp
 DS g/ l = substance e materies se thatëmT    = masa e filterit me llum
mF    = masa e filterit te letres
Vp     = vellimi I mostresK       = faktori I konverizimit, 1000 ml.






Kalkulimi mostres:

Masa e materies se thate me filter 1.5 gr. 
Masa e filterit te letres 1.25 gr dhe vellimi i mostres 50 ml. 
DS = 1.5- 1.25 /50 ml *1000 ml= 5.0 gr/ l
Materia e substances së that përmbrenda është përafersisht 5.0 gr /l. 
Vlera optimale është 4.0 gr/ l. Sistemi SBR mund te operoi deri me 5 gr/ l.
Koncentrimi I llumit përmbi 7.0 gr/ l tregon për furnizim të ulët të oksigjenit.
Sasia optimale e materies së thatë është 4.0 gr/l

Nëse: sasia e substances së materies së thatë është shumë e lartë:
Kemi sasi shumë të madhe të llumit mbi 20 % duhet larguar;
Rrite Kohen e operimit përlargimin e llumit
Nëse sasia e materies së thatë është shum e ulët:
Ulet koha e operimit të pompes për largimin e llumitNëse është nevoja bëre rri dozimin e shtesave. 


Përcaktimi i indeksit të vëllimit të llumit SVI


Përcaktimi i vëllimit të llumit bëhet që të dihen karakteristikat e llumit, për shembull; aftësit sedimentuese të llumit aktiv. Për kalkulimin e indeksit te llumit te materies së thatë janë të nevojshme këto paisje:
Për përcaktimin e indeksit të vëllimit të llumit nevoitet:
Cilndri graduar 1000 ml
Matësi i kohë së mostres bëhet me kronometr.









Kalkulimi i indeksit te llumit:


SVI= Vsr/ DS
SVI                                    Indeksi vëllimit të llumit
Vsr                                    Vëllimi i llumit të sëdimentuar në cilindrin matës
DS                                     Substanca e materies së thatë


Shembull:


Para kalkulimit është e nevojshme te kalkulohet tëhollimi mostres (nese e tëhollojm). Gjatë thollimit 50 % vellimi i sedimentit shumëzohet per 2. Eksperimenti na jep 200 ml / l llum me 50 % thollim. Përcaktimi vleres se matjes se that DS na jep 4.0 gr/ l
Vsr= 200 ml/ l x 2 (50% thollim)= 400 ml/ l 

SVI= 400 ml/ l = 100 ml/ l
          4.0 gr/ l  
Indeksi i vellimit të llumit 100 ml / gr

Analiza:

Vlerat reth 100 ml/ gr jan optimale, indeksi ma i lartë se 150 ml/ gr.
Një vlerë si indeksi më i lartë se 150 ml / gr në kombinim me baktere koliforme është karakteristikë e llumit të ashtuquajtura llumi fryer. 
Sedimentimi fryer i llumit është i kufizuar dhe problemet mund të shfaqen në qartësimin përfundimtar.
Vlera optimale per SVI = 100 ml / gr.



 



Mr.Sci Ardian KRYEZIU

http://productionprocessofpolyurethanefoam.blogspot.com/2023/04/anaerobic-waste-water-treatment-plant.html